Lulzim Basha duket se është një një hall të madh. Burimet njerëzore të pakta dhe përçarja e krijuar në PD e cila ka çuar në largimin e figurave kyçe të kësaj partie, e kanë detyruar që të vërë në krye të qarqeve njerëz që nuk i njeh as baza e PD, e jo më pjesa tjetër e qytetarëve.
E për t’i bërë të njohur drejtuesit e qarqeve të tij për PD-në dhë për pjesën tjetër të qytetarëve, Basha e ka gjetur zgjidhjen të paratë. Siç duket nga fotot e mëposhtme, drejtuesit e qarqeve të Bashës kanë hapur thesin duke sponsorizuar faqet e tyre dhe postimet në rrjetet sociale që të njihen sadopak.
Në fakt nuk është se të bën përshtypje, kur sheh vetë kryetarin që sponsorizon çdo postim që hedh në Facebook. Fundja, kur nuk ndiqet kryetari, ç’mund të presësh nga ata që ai delegon ne Berat, Durrës e Vlorë. /lexo.al