Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi. Bëhet fjalë për doktorin Muharrem Nonaj, 77-vjeç. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij, miq dhe kolegë.
“Të nderuar miq dhe të afërm. Me hidhërim të thellë, ju njoftoj se babai im, dr. Muharrem Nonaj ndërroi jetë, duke mos e fituar dot betejën me Covid-19”, thuhet në postimin e tij në rrjetet sociale, ku jep lajmin e hidhur.
“Doktor Muharremi, do të mbahet mend nga të gjithë ne, për devotshmërinë dhe përkushtimin me të cilin i shërbeu banorëve të Skraparit”, shkruajnë miqtë në rrjetet sociale.
/a.r