Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit kritikoi programin ekonomik të Partisë Demokratike. Sipas tij, Lulzim Basha do të heqë ndihëm ekonomike për njerëzit në nevojë.
Deputeti e bëri këtë deklaratë në një përgjigje për Rudina Hajdarin, të cilës nuk hezitoi t’i përmend edhe gafën se Bleshi ka 700 liqene.
“Pa marrë përgjigjet e njerëzve ka bërë edhe programin. Vetëm Lul Basha mund ta bëjë, është fati ynë si kundërshtar dhe fat i keq për shqiptarët. Ju lutem mos bëni gafat që bën Luli se nuk ka 700 liqene Belshi. Do kisha dashur shumë t’i kishte, por nuk i ka.
Ti kthehemi programit te Lulit, ka në mend të heqë skemën e ndihmës ekonomike. Kjo nuk do të aplikohet se shanset që Lul Basha të fitojë është sa ka shanse që ekipi i Belshit të shpallet kampion i Shqipërisë. 97% e shqiptarëve taksohen më pak. Kjo është e vërteta dhe kjo është politikë sociale.
Sa i përket çështjes që ngriti Hajdari. Nëse në rubinetat e familjeve të Librazhdit nuk do të kishte ujë të pijshëm unë nuk do të kandidoja më për deputet. Unë nuk jam nga ata deputetë që iki nga në një vend në tjetrin. Prej vitit 2005 jam në atë zonë dhe do vazhdoj të jem. Është e vërtetë që pas vitit 2013 ne kemi rikosntruktuar rrjetin e ujit të pijshëm”, tha Balla.
Më tej, ai shtoi se PS i duhet mandati i tretë që sipas tij të vazhdohet me punët e rëndësishme që janë nisur, duke iu referuar edhe zonës së tij në Librazhd.
“Prandaj na duhet mandati i tretë për të vijuar këto punë të rëndësishme. Dy gjëra shqiptarët që jetojnë në fshat duhet ti dinë. Duhet të vite PS në pushtet që imputet bujqësore të mos kenë asnjë taksë shtesë. Viti që u mbyll ishte i suksesshëm për ekonominë bujqësore”, deklaroi Balla.
g.kosovari