Një operacion antidroge në Itali dje përfundoi me arrestimin e një shqiptari.
Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, përfundoi në pranga pasi u u kap me 7 kg marijuanë.
Arrestimi erdhi pas një postoblloku në autostradën e Moscianos, në Abruzzo, shkruajnë mediat italiane.
Droga ishte e ndarë në kuti ëmbëlsisrash, dhe ishte fshehur brenda në makinën ku shqiptari po udhëtonte i vetëm.
Sipas autoriteteve italiane, shqiptari me shumë mundësi është një korrier që e transporton drogën nga njëri vend në tjetrin.