Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar sot një takim me biznesin në qytetin e Elbasanit.
Në takim me biznesin, Kushi vuri theksin se biznesi me xhiro 14 milionë lekë nuk paguajnë tatimfitimin, ndërsa bizneset me qarkullim deri në 10 milionë lekë nuk paguajnë TVSH.
“Më vjen shumë mirë teksa gjatë vizitave pranë disa bizneseve të vogla në Rajonin 1 në Elbasan, sipërmarrësit shprehen të kënaqur për mbështetjen nga qeveria shqiptare të këtij komuniteti të gjerë. Është fakt tashmë që nga 1 janari bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë nuk paguajnë tatim-fitimin, ndërsa bizneset me qarkullim deri në 10 milionë lekë nuk paguajnë TVSH”, theksoi ajo.
/a.r