Në këtë periudhë të vitit, duket sikur ka gjithmonë diçka që ndodh përreth. Mund të jetë Covidi, mund të jetë gripi, dhimbjet e fytit apo shqetësime gastrointenstinale.
Por për momentin të mos mendojmë veç për Covidin. Me uljen e temperaturave, koha që kalojmë në mjedise të mbyllura është më e gjatë, duke lehtësuar punën e mikrobeve për të kaluar nga njëri trup në tjetrin.
Ashtu si me infeksionin Covid-19, edhe me viruset e tjera ekzistojnë disa veprime të thjeshta që mund t’i bëjmë për të mbrojtur të tjerët dhe veten nga këto sëmundje. Disa mënyra që mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së këtyre sëmundjeve të zakonshme:
1.Lani duart
Përdorni ujë të ngrohtë dhe sapun, fërkojini mirë ato rreth 20 sekonda, duke u munduar të arrini të gjitha hapësirat, nën thonj dhe në rrudhat e duarve tuaja. Më tej, shpëlajini ato tërësisht. Nëse nuk keni mundësi të përdorni ujë dhe sapun, mund t’u drejtoheni higjienizuesve me bazë alkooli.
2.Kontrolloni kollitjen dhe teshtimat
Për të shmangur bakteret nga duart mund të kolliteni apo teshtini në një pecetë (letre) apo në pjesën e këndit mes krahut dhe bërrylit.
3.Shmangni vendet e mbipopulluara, sa më shumë mundeni.
4.Përdorni sende të veçanta personale në shtëpinë tuaj.
5.Maska. Duke e përdorur atë për t’u ruajtur nga Covid-19 në fakt bëni një rrugë e dy punë sepse ruheni edhe nga viruse të tjera stinore.
Mundohuni të mos ndani me të tjerët gotat ose pjatat, apo sende të tjera. Peshqirët është mirë të jenë të veçantë.
“Nëse, pavarësisht nga gjithë përpjekjet tuaja, ju do të bini prè e sëmundjeve sezonale, përpiquni të qëndroni në shtëpi, deri sa simptomat të largohen apo për të paktën 24 orë, nëse jeni duke marrë një antibiotik. Kjo është një mënyrë efektive për të shmangur përhapjen e sëmundjes tek të tjerët “, sugjerojnë specialistët.
“Mund të jetë një ide e mirë ndryshimi i furçës së dhëmbëve apo sendeve të tjera personale, pasi mund të kenë strehuar bakteret”.