Një ngjarje e rëndë është raportuar nga Policia e Sarandës këtë të shtunë. Një 24-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një pemë në stanin ku i riu me inicialet F.R., edhe punonte.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në malin e Sopikut, në Sarandë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sakaq grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në malin e Sopikut, Sarandë, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në stanin ku punonte shtetasi F. R., 24 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari