2785 sipërfaqe toke janë ende nën ujë. Bashkia e Shkodrës ditën e sotme në bilancin e raportuar bën me dije se rruga e fshatit Obot është e kalueshme me mjete të larta dhe si pasojë e përmbytjeve ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Problematike mbetet situata edhe në fshatrat Shirq-Darrgjat pasi rruga është e bllokuar për shkak se ka prezencë të ujit mbi 1 m, ndërsa 100 shtëpi vijojnë ende të jenë të rrethuara nga uji.
Bilanci i plotë:
Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 30.01.2021, paradite
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 30.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
- Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10cm.
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.87 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 5 cm.
- Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.35m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 28cm.
- Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 2785 Ha
- Tokë e pakultivuar 588 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 1960 Ha
- Grurë 130 Ha
- Bimë Dekorative 77 Ha
- Pemtore 27 Ha
- Sera 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.
- Rruga Muriqan – Goricë ka prezencë uji rreth 20cm.
- Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 70-80cm.
- Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
- UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
- Tokë e pakultivuar 220 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
- Grurë 25 Ha
- Pemtore 25 Ha
- Bimë dekorative 7 Ha
- Sera 3 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
- Tokë e pakultivuar 290 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 845 Ha
- Grurë 95 Ha
- Bimë dekorative 70 Ha
- Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 m
- 100 shtëpi janë të rrethuara nga uji.
- Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
- Tokë e pakultivuar 30 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 60 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
- Te pakultivuara 40 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 130 Ha
- Grurë 10 Ha
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
- Tokë e pakultivuar 8 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha
- Pemtore 2 Ha
-Kërkohet gatishmëri nga ana strukturave të ushtrisë për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq, Nj.A Dajç, në rast të agravimit të situates.
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.