Gazetari Artan Hoxha ka postuar një mesazh të “koduar” për Lulzim Bashën. Teksa ka publikuar në rrjetet sociale, një foto të vjetër të Bashës kur garonte për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë në vitin 2011, Hoxha ka risjellë edhe një “meme”. Hoxha thotë se Basha duhet të bëjë kujdes nga ata që “mund t’ja fusin pas krahëve”.
“Si eshte ajo batuta te “Mengjese lufte”: “Topi eshte i imi, penalltine e gjuaj vetë”….
O Bos, bej kujdes. Duan me ta fut. Duket qe s’merr vesh nga futbolli.
Te kane dhene top volejbolli (pesha 260 gram), qe eshte topi me i lehte ne ndeshjet sportive.
Ky top peshon gati 2 here me pak, se topi i futbollit (pesha 450 gram).
Kur e gjuan penalltine me topin qe mban ne dore ti, e sigurte qe fluturon mbi porte…
Nga nje mik qe ta do te miren.
Te lutem anonim.
Se çfare nuk pret nga keta, qe luajne me top basketbolli (pesha 650 gram).
E sigurt qe nuk u del topi jashte porte, plus te blejne dhe portierin”, shkruan Hoxha, ndërsa ka postuar këtë foto.
g.kosovari