Gjatë 24 orëve të fundit në Rusi 19.238 persona janë infektuar me koronavirus, ndërsa fatkeqësisht kanë humbur jetën edhe 534 qytetarë.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve tejkaloi 3.81 milionë, ndërsa 72.185 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
Rreth 26.204 persona u shëruan nga virusi ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve tejkalon 3.25 milionë.
Ministria e Arsimit tha se universitetet do të hapen për prezencë fizike më 8 shkurt, varësisht prej situatës epidemiologjike në rajonet e tyre.
Masat kundër COVID-19 do të zbatohen në universitete, thuhet më tej.
g.kosovari