Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Itali. Burri ka vrarë gruan dhe fëmijën e tyre 5 vjeç dhe më pas tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë.
Ngjarja ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit. 39-vjeçari italian ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia u njoftua për ngjarjen nga fqinjët të cilët kishin dëgjuar të bërtitura.
Vrasja e dyfishtë ndodhi pas një grindje në familje, por nuk dihen ende shkaqet e zënkës mes çiftit.
39-vjeçari po ruhet në spital nga policia pasi është i arrestuar.
Hetuesit kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje, ndërkohë pritet që burri 39-vjeçar të merret në pyetje.
/a.r