4 pacientë kanë gjetur vdekjen pasi spitali COVID-19 në qendër të Bukureshtit është përfshirë nga flakët. Zjarri shpërtheu në spitalin ‘Matei Bals’ në Bukuresht, një nga më të mëdhenjtë e qytetit në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.
3 pacientë të prekur me COVID gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa i katërti ndërroi jetë më vonë. 120 pacientë të tjerë nga i njëjti repart u evakuuan.
Kjo është hera e dytë brenda 3 muajve që bie zjarr në këtë spital, ku më herët humbën jetën 10 persona. Ky spital u vu në qendër të vëmendjes së mediave pas imazheve të publikuar në internet me pavijone të mbipopulluara dhe pacientë që trajtoheshin në korridore.