Një nga pikat e programit të LSI-së është edhe programi nga “Bebja në Bebe”, ku çdo fëmijë i porsalindur do të mbështetet me 1 mijë dollarë. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Elbasani ka sqaruar se kjo nuk ka të bëjë me hedhjen e parave në depozita bankare, por investim në bursa.
Kryemadhi u shpreh se prioritet i LSI është të ndalojnë shpopullimin e vendit.
“Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është programi ynë ‘Nga bebja në bebe’, ajo që themi ne ngurtësimi i fondit për bebet, që do të kenë mundësi që ata vetë ta tërheqin pas 25 viteve, ose pas 30 viteve kur ata të bëhen me fëmijë, nuk është depozitë bankare.
Mentaliteti në Shqipëri është që ne kemi taksidarët që të vijnë me kamxhik dhe të marrin taksat, dhe interesa bankare që njerëzit marrin kredi. Ndërkohë që bota po shkon drejt një tjetër zhvillimit dhe nuk ke se si të kuptosh se çdo të thonë fondet e zhvillimit, ose trust-fund, investimet në bursë, sepse Shqipëria nuk ekziston as në bursë. Dhe tashmë do të ekzistojë në bursë ‘Nga bebja në bebe’ që është për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë, në mënyrë të tillë që fëmijët tanë të mos ikin nga Shqipëria.
Sepse prioriteti ynë është të ndalojmë shpopullimin e vendit, sepse një nga arsyet pse të rinjtë ikin nga vendi është se ata nuk kanë më asnjë garanci për veten e tyre apo për familjen e tyre”, tha kryetarja e LSI-së.
g.kosovari