Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë. Albert Krasniqi një personazh i njohur i showbizit ka mbetur i vrarë në bodrumin e banesës së tij te rruga C në Prishtinë.
Ku bëhet e ditur vrasësi ka qenë babai i tij.
Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditësh familjarët e tij për t’i plotësuar kushtet që kërkonte.
Babai pasi ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.
Mësohet se Krasniqi ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për ushtrimin e dhunës në familje.
Para pak ditëve policia ushtroi një kontroll në banesën e tij, por pa mundur ta arrestonte.
Albert Krasniqi është një personazh i njohur i showbizit, ku njihet për shoqërinë e ngushtë me këngëtarët e grupit të Hip Popit ‘Babastars’.
Ai ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi i kanë dhënë fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve në çift.
Krasniqi gjithashtu është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të Hip Popit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy.