Covid 19 na ka marrë 30 mjekë deri më tani duke shkaktuar dhimbje të madhe për familjarë, të afërm dhe kolegë të tyre.
Këto humbje kanë krijuar edhe një boshllëk të madh në sistemin shëndetësor.
Një ndër mjekët që u infektuar me Covid 19 dhe ndërroi jetë ishte mjeku neurolog Drini Dobi, i cili pikërisht sot në 27 janar do të mbushte 52 vjeçc.
Për ta kujtuar doktor Drinin, çdo ditë dhe gjithmonë me iniciativë të shefit të shërbimit të neurokurgjisë dhe kolegëve të tij pikërisht në ditën e tij të lindjes u mboll një pemë ulliri në oborrin e shërbimit të Neurologjisë.
Doktor Drini do të mbetet në mendjen e të gjithë pacientëve e familjarëve të tyre që nuk kurseu asnjë sekondë për t’i ndihmuar./a.p