Ky është momenti, kur një person i maskuar grabiti një institucion financiar të dhënies së kredive.
Siç duhet edhe në foto, personi është veshur me të zeza, i maskuar dhe me mbante një çadër me vete.
Ai hyri në institucionin financiar, kërcënoi punonjësin dhe vodhi një shumë parash. Pikërisht autori i kësaj grabitje dyshohet të jetë Kristi Çinari, që dje po ashtu akuzohet për grabitjen e 17 mijë lekëve të reja tek farmacia afër shkollës ”Sami Frashëri” në Tiranë.
Në njoftimin e një dite më parë, policia tha se ka shpallur në kërkim autorin, 21 vjecarin Kristi Çinari.
Grabitja ndodhi në 23 janar, ku autori kërcënoi me armë punonjëset e filialit. Pasi mori paratë, autori raportohet se u largua ne kembe.
g.kosovari