Këshilltari i Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, bën me dije se ndaj saj po zhvillohet një fushatë e ashpër, e madje ka pasur edhe kërcënime me jetë.
Faton Peci shkruan se reagimi ndaj presidentes ka kohë është i ashpër, duke shtuar se Osmani tashmë e ka kaluar fazën e kërcënimeve dhe se çdo përpjekje për ta frikësuar është e kotë.
Postimi i plotë
Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka që një kohë të gjate që po percillet edhe me kërcënime me jetë.
Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.
Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!
Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!