Ka shënuar gol por sigurisht ky nuk ka qënë derbi i Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez i dha avantazhin kuqezinjëve por më pas me dy episode hodhi poshtë gjithçka. Megjithatë skenën e derbit Inter-Milan e mori dueli Ibrahimovic-Lukaku gjatë pjesës së parë. U duk si një duel titanësh, kur dy lojtarët, u përballën kokë më kokë, me belgun që u duk i tërbuar nga fjalët e Ibrahimovic.
Përplasja mësohet se ka vijuar edhe në pushimin mes pjesëve në ambientet e brendshme të “San Siros”. Pë fat të mirë, ata u ndanë në tunel dhe nuk pati më probleme. Një tension i akumuluar që kur të dy sulmuesit ishin pjesë e Manchester United, por që shpërtheu në derbin e Milanos.
Por cila ishte fraza e Ibras që tërboi Lukakun? Ibrahimovic do ta përkeqësonte situatën me një provokim, që i referohej një ngjarjeje të përfolur në të kaluarën: “Kthehu tek m*ti yt “voodoo së bashku me nënën tënde” (pelegrinazh fetar në Afrikë), gomar”.
Suedezi po u referohej deklaratave të Farhad Moshiri, pronarit të Evertonit, i cili, në vitin 2018, tha se sulmuesi vendosi të mos rinovonte, por të shkonte te Chelsea “sepse mori një mesazh nga nëna e tij në telefon, e cila ndodhej në Afrikë, për peligrinazh”.
Lukaku, nga ana e tij, i prekur nga ofendimi i Zlatanit, iu drejtua me fjalë fyese para se të largohej nga fusha: “Po flisni për nënën time? Të q* ty dhe gruan tënde!”
Në fund fitoi Inter me golat e Lukaku dhe Eriksen duke eliminuar Milanin nga Coppa Italia dhe duke kaluar ne gjysemfinale.Suedezi ka pritur shoket e ekipit te tij ne fund te takimit ku ju ka kerkuar falje per episodet dhe per faktin qe i la ne balte në një situatë të vështirë.
g.kosovari