Një sherr mes dy personave ka ndodhur në lagjen Nr.7 në Durrës. Policia bën me dije se pas një konflikti të çastit është goditur me thikë 19-vjeçari, E.H.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë është arrestuar dhe autori i dyshuar i kësaj ngjarje S.K., i cili është kapur në banesë e tij. Autori është marrë në pyetje, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të sherrit
/a.r