Thesari Amerikan po ndërmerr hapa për të vendosur në kartëmonedhën 20 dollarë Harriet Tubman, siç planifikoi Barack Obama.
Harriet Tubman ishte një aktiviste e shekullit të 19-të, e cila i shpëtoi vetë skllavërisë dhe më pas mori pjesë në shpëtimin e qindra skllevërve, duke përdorur një rrjet aktivistësh dhe shtëpi sekrete të njohura si Hekurudhat Nëntokësore.
Në 2016-n, Obama vendosi që Tubman duhet të zëvendësonte Andrew Jackson në kartëmonedhën 20 dollarëshe, një vendim që u shoqërua me festime, pasi një figurë që i kishte shpëtuar skllavërisë do të nderohej, në vend të një presidenti skllavopronar.
Por ky vendim u bllokua një moment që Donald Trump shkeli në Presidencë.
Tanimë Joe Biden e ka rizgjuar. Lajmin e bëri të ditur Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Ajo u tha gazetarëve se Thesari po shihte mundësinë për ta përshpejtuar procesin, teksa shtoi se “është e rëndësishme që paratë tona të reflektojnë historinë dhe diversitetin e vendit tonë”.
Kur Trump hyri në Zyrën Ovale e vendosi portretin e Andrew Jackson në murë. Tanimë në vend të Jackson, Biden ka vendosur portretin e Benjamin Franklin, themeluesi i cili shfaqet në kartëmonedhën 100 dollarëshe. Këto kartëmonedha njihen si “Benjamins”. Obama tha dikur se shpresonte që kartëmonedhat e reja 20 dollarëshe të njiheshin si “Tubmans”.
/a.r