Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nuk ka certifikuar Albin Kurtin dhe 4 kandidatë të tjerë të lëvizjes Vetëvendosje, duke ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, pas moscertifikimit të listës së kandidatëve për deputetë nga KQZ.
Sipas vendimit të publikuar nga PZAP, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt. Ndërsa të tjerët po.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka vendosur edhe ndaj ankesës së Nismës Socialdemokrate, për shkak të moscertifikimit të subjektit politik dhe listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje.
Lidhur me këtë apel PZAP, ka vendos pjesërisht duke certifikuar si subjekt politik, por nuk ka certifikuar 12 kandidatët për deputetë të kësaj partie.
Sipas PZAP-së, në listën e Nismës nuk do të jenë Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaci, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gerdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së.
/a.r
Në të sat ëme o Albin Kurti.
Pirdhu nashti.