Policia e Elbasanit ka konstatuar se janë thyer xhamat e një biznesi.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës rreth 20 metër larg Drejtorisë së Policisë, ku dyshohet se një person kishte hyrë për të vjedhur.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Nuk ka shumë informacione në lidhje me këtë ngjarje, në orët në vijim priten detaje të reja.
g.kosovari