Tashmë edhe zyrtarisht, Ferhan Hasani është lojtari më i ri i Partizanit. Ka qenë vetë klubi i kuq, që nëpërmjet një njoftimi për mediat, bën me dije se ditën e nesërme në orën 10:00, do të prezantohet para mediave Hasani.
Një goditje e madhe në merkato kjo për “demat” që afrojnë në skuadër, një lojtar që pritet të ndihmojë skuadrën.
30-vjeçari quhet një transferim i madh për Partizanin, edhe për shkak të të kaluarës së lojtarit, i cili ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës, Brondbi në Denimarkë, Al Raed dhe HJK Helsinki në Finlandë.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Mirmbrëma! Nesër ora 10:00 në ambientet e Hotel “Arté Boutique Hotel”, FK Partizani do të prezantojë përforcimin e ri Ferhan Hasani. Faleminderit!