Ngjarjea e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Patra, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë dhe po trajtohet klinikisht i vdekur një 27-vjeçar shqiptar, po hetohet nga policia greke.
Ngjarja ndodhi rreth orës 6 pasdite, me orën shqiptare 5, dhe gjithçka nisi kur në 2 automjete, po hipnin disa persona, raporton ‘Tempo24’.
Të dy automjetet po drejtoheshin drejt Patras dhe në të njëjtën kohë, ndaluan në Kryqëzimin Kourtesis.
Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, 2 automjetet kishin filluar të ecnin me shpejtësi dhe dukej sikur po ishin në ndjekje të njëra-tjetrës.
Më pas pasagjerët zbresin nga të 2 automjetet dhe nis një përplasje e ashpër mes tyre. Në një moment dëgjohen edhe të shtëna, si dhe përdoret një mjet i mprehtë, thikë.
Si rezultat i të shtënave, 27-vjeçari shqiptar, i cili ishte përleshur me pjesën tjetër ra mbi asfalt dhe u mbulua me gjak.
Qytetarët që panë skenën u tmerruan dhe filluan të vraponin e të fshiheshin, ndërsa ata që ishin në dyqane apo shtëpitë e tyre mbyllën dyert dhe dritaret.
Shqiptari i plagosur është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras, ku po trajtohet i vdekur klinikisht.
Paraprakisht dyshohet se njerëzit që e njihnin shqiptarin, i përkisnin një grupi që merrej me menaxhimin e klubeve të natës, u shfaqën edhe në spitalin ku i plagosuri rëndë u transportua.
Policia paraprakisht dyshohet se autorët mund të jenë po shqiptarë, ndërsa motivi i ngjarjes së rëndë po hetohet./a.p