Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador është infetkuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti me anë të në postimi në Twitter.
Ai ka shkruar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po trajtohet. Më tej, Obrador është shprehur se ka simptoma të lehta dhe se është optimist, raporton BBC.
“Me keqardhje ju informoj se jam infektuar me COVID-19. Simptomat janë të lehta, por unë tashmë jam nën trajtim mjekësor. Si gjithmonë, jam optimist. Të gjithë do të ecim përpara,”shkroi ai në Twitter.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Meksikë janë regjistruar 1,763,219 persona me Covid, ndërsa 149,614 të tjerë kanë humbur jetën.
López Obrador thotë se ai do të vazhdojë të punojë nga shtëpia, duke përfshirë bisedën me Presidentin rus Vladimir Putin, në lidhje me blerjen e një vaksine të prodhuar nga Rusia.
g.kosovari