Dashi
Kjo ditë do të jetë e mbushur me dyshime. Bëni kujdes ndaj personave që duan t’iu
frenojnë, pasi nuk do të jenë dakord me projektet që ju i keni përzemër. Parashikohen konflikte të vogla në dashuri. Do të jeni të dyjëzuar mes historive të së kaluarës dhe atyre të lindura së fundmi.
Demi
E hëna është një ditë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Nëse duhet të organizoni një takim, kjo ditë premton shumë. Po ashtu është ideale për të rikuperuar energjinë dhe formën fizike. Dashuritë e lindura prej pak kohësh, do të duhet të kalojnë disa prova.
Binjakët
Po afron fundi i muajit dhe kjo është diçka mjaft e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, pasi presin disa zgjidhje. Mbani parasysh se një ndryshim në punë ose në dashuri, duhet menaxhuar me kujdes. Sa i takon ndjenjave, ky është momenti për të shëruar plagët.
Gaforrja
Do të keni dëshirë për të provuar një dashuri, por bëni kujdes të mos e teproni me
kërkesat tuaja. Prej disa kohësh, nuk ka asgjë që t’iu pëlqejë dhe do e gjeni veten të
dyjëzuar. Ndikimi i kundërt i Saturnit, parashikon momente tensioni.
Luani
Gjatë kësaj dite do të ndiheni të zotët për të çuar përpara projekte të reja, dhe nëse ka diçka që nuk shkon në jetën tuaj, do të mendoni që ta ndryshoni. Takimet e kësaj dite janë shumë të rëndësishme, ndaj mos i shmangni.
Virgjëresha
Do të keni mundësi të mëdha gjatë kësaj dite, në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, e cila do të mbështesë kryesisht dashurinë dhe takimet. Mund ta gjeni veten protagonistë të ndryshimeve. Kush ka jetuar një histori që ka lindur prej pak ditësh, do të ketë mundësi rikuperimi.
Peshorja
Do të keni një dëshirë të madhe për të dashuruar dhe për të jetuar një lidhje në mënyrë më të qetë. Nëse një histori nuk funksionin siç duhet, bëni mirë të flisni qartë! Ballafaqimet premtojnë shumë.
Akrepi
Kjo e hënë ju fton që të riktheheni në lojë, edhe pse mund të jeni të zhgënjyer sa i takon ndjenjave. Ajo që ka rëndësi në këtë moment është reflektimi dhe dëshira për të dashuruar. Mos i nënvlerësoni emocionet e reja, si dhe ndonjë projekt në çift.
Shigjetari
Mërkuri do ju bëjë shumë impulsivë gjatë kësaj ditë dhe nuk do bëni aspak kujdes me fjalët para se t’i thoni. Nëse jeni në një lidhje nuk duhet të bëni çdo gjë si do ju thotë partneri, por të paktën dëgjojeni kur ju flet dhe mos i dilni kundër. Po folët hapur me të do arrini të zgjidhni edhe disa hatërmbetje e do i kuptoni disa gabime. Ju beqarët do jeni shumë pak fat në dashuri dhe për fat të keq nuk do e gjeni personin e ëndrrave. Në punë ka për të qenë një dite mjaft intensive.
Bricjapi
Kjo do të jetë një ditë e mrekullueshme për kontaktet. Korrespodenca në dashuri është e përshtatshme, por gjithashtu do të jetë e favorshme për negociata të biznesit sidomos ato që do zhvillohen në fshehtësi. Ju mund të tregoni me siguri për audiencën tuaj, shkathtësi në veprim.
Ujori
Shpenzimet e sotme do të diktohen nga humori juaj, por mundohuni që të bëni vetëm blerjet e nevojshme. Mundohuni të kombinoni praktiken me imagjinatën, në mënyrë që problemet e punës të zgjidhen lehtësisht dhe marrëveshjet të bëhen të suksesshme.
Peshqit
Intuita e të lindurve të kësaj shenje, sidomos në muajin shkurt do të jetë një pasuri e vërtetë. Çdo person me të cilin do të keni të bëni do të jetë si një libër i hapur për ju. Kjo është një ditë e përkryer për të aplikuar aftësitë tuaja letrare dhe artistike. Edhe pa pasur një diplomë në psikologji, ju do të jeni të aftë të njihni shpirtin e njerëzve.