Të udhëtosh me motor, padiskutim që është shumë herë më me rrezik sesa me makinë.
Madje edhe mundësitë për të shpëtuar nga një aksident janë më të pakta.
Por një risi në prodhimin e jastëkëve të ajrit (airbag) mund t’u shpëtojë jetën më tepër motoçiklistëve duke i bërë udhëtimet e tyre më të sigurta.
Moses Shahrivar ka dizajnuar pantallona xhins, të cilat kanë të instaluara në brendësi “airbag” te pjesa e këmbëve.
Ato aktivizohen dhe hapen në momentin që motoçiklisti rrëzohet nga motori, duke amortizuar kështu goditjet në pjesën e poshtme të trupit.
Më pas, jastëku rimbushet me gaz dhe është përsëri gati për përdorim.
/a.r