Gazetari dhe moderatori, Eno Popi, është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur Top Albania Radio, e cila ka bërë me dije se pas përgjigjes së tamponit që Popi ka marrë, ku dhe ka rezultuar pozitiv është futur në karantinë.
Gjendja e tij shëndetësore aktualisht mësohet se është mirë, sakaq ai deri më tani nuk ka shfaqur simptoma të sëmundjes vdekjeprurëse.
Eno do të vijojë emisonin e tij në radio nga kushtet e shtëpisë, ndërsa gjatë këtyre ditëve do të mbajë dhe një ditar ku do të shkruaj në lidhje me situatën që po kalon.
g.kosovari