Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me 14 kg kokainë. Sipas mediave italiane, të rinjtë shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike nga Belgjika drejt Italisë.
Shqiptarët ishin shpallur në kërkim nga policia belge që në muajin dhjetor, pasi në këtë kohë u shkatërrua dhe një grup kriminal, ku bënin pjesë dhe dy të rinjtë.
Ky grup kriminal, thuhet se shpërndante kokainë që vinte nga Kolumbia, drejt vendeve të BE-së, Itali, Francë dhe Gjermani./a.p