Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë realizuar 1854 testime për Covid-19, prej të cilëve 307 raste kanë rezultuar pozitivë.
Autoritetet Shëndetësore raportojnë se kanë humbur jetën 14 pacientë, ndërsa 658 pacientë janë shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 90.124, prej të cilëve 76.045 janë shëruar, ndërsa 2.768 kanë ndërruar jetë.
g.kosovari