Hungaria është vendi i parë në BE e cila jep miratimin për përdorimin e dy vaksinave kundër Covid- 19, Oxford /AstraZeneca dhe Sputnik V të Rusisë.
Miratimi është dhënë nga autoriteti farmaceutik hungarez dhe lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë së kësaj të fundit për CNN.
Megjithatë qeveria njoftoi se pritet ende një vendim nga Agjencia Europiane e Barnave, para se të shpërndahet për përdorim. Ne një deklaratë, fondi sovran i pasurisë së Rusisë (RDIF) tha se Instituti Kombëtar i Farmacisë dhe Ushqimit miratoi vaksinën për përdorim emergjent.
“Miratimi bazohet në rezultatet e testeve klinike të bëra për Sputnik V në Rusi dhe një vlerësim gjithëpërfshirës të vaksinës nga ekspertë në Hungari,” njoftoi Instituti në një deklaratë.
Kirill Dmitriev, drejtuesi i RDIF, u shpreh se Hungaria është “vendi i parë i BE që kupton të gjitha avantazhet e vaksinës Sputnik V dhe e autorizon për përdorim. Ky vendim është shumë i rëndësishëm pasi tregon se siguria dhe efikasiteti i vaksinës prej mbi 90% janë shumë të vlerësuar nga partnerët tanë në Hungari.”
/a.r