Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Divjakë, bën me dije policia. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi M.M 31 vjeç, ai ka qenë duke udhëtuar me motorçikletë dhe është përplasur nga B.L 64-vjeç i cili po udhëtonte ne mjetin tip Audi.
Drejtuesi i Audit është dërguar në komisarjat ndërsa i aksidentuari në spitalin e Lushnjes.
Policia njoftoi pas disa minutash që kishte gabuar në identitetin herën e parë.
“Duke ju kërkuar ndjesë për lapsusin e bërë nga ana ime, personi i dëmtuar në aksident është L. M., 62 vjeç, banues në Sulzotaj, Divjakë”, njoftoi zëdhënësja.
Njoftimi:
Divjakë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:50, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, shtetasi B. L., 64 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Divjakë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit, shtetasi B. L., dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./a.p