Spitali i ri që do ndërtohet në Fier nga presidenti turk, Erdogan nuk ka pasur vetëm persona që nuk e kanë pritur mirë, siç ishin banorët e zonës që dolën në protestë. Ka dhe nga ata persona që janë ndjerë mirënjohës madje kanë dashur që të bëjnë diçka për ta falenderuar.
Ky është rasti i mjeshtrit të polifonisë, Guri Rrokaj i cili ka kushtuar një këngë Erdoganit ku e falenderon për ndërtimin e spitalit që do bëhet në Fier.
TEKSTI I KËNGËS:
Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj
Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë
Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin
Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!
g.kosovari