Kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht se nuk është vendosur drejtësi për viktimat e 21 janarit, e ardhmja është besimplotë duke iu referuar vettingut në sistemin e drejtësisë.
Ai thotë se rruga e përmbushjes së këtij transformimi është ende duke u ndërtuar duke shpresuar se do të vendosë drejtësi për protestën e 21 janarit.
Kreu i qeverisë deklaroi gjatë fjalës së tij para familjarëve të viktimave të u vranë në 21 janë se ku janë gjyqtarët e çështjes, duke u shprehur se sot ata janë larguar si pjesë e llumit, nuk kaluan dot filtrin e sistemit
“Ku janë sot ata që përdorën çekiçin e gjykatësit përmes seancave gjyqësore absurde, të drejtën e të gjithë familjarëve, e shoqërisë, një pjesë e tyre nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë. Janë larguar si pjesë e llumit, disa janë larguar duke dhënë dorëheqejen të vetëdijshëm se si pjesë e llumit nuk mund ta kalonin filtrin e sistemit dhe një pjesë tjetër janë akoma në punë duke qënë se nuk ia ka ardhur akoma rradha. Kjo është pasqyra krejt e ngashme me kantierin e rindërtimit dhe të sistemit të shëndetësisë. Të tjerët mendojnë se me pstrimine kërij llumi mbaron llogaridhënia e këtyre njerëzve, jo mbase shumë kush ka menduar se vetingu është një shkallë ndëshkimore, për sistemin. Jo, vetingu është filtri që pastron të gjithë prurjen në sistem, në themele të reja dhe për të garantuar që i gjithë organizmi i sistemit të re është i pastruar nga metastazat e një kanceri që degradoi sistemin duke dëmtuar organizmin e shtetit dhe të shoqërisë soonë, do të jetë faza tjetër ajo e sistemit të pastruar nga kanceri që do realziojë atë që njerëzit presin me padurim të mirëkuptueshëm“, deklaroi Rama.
g.kosovari