Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pak minuta më parë në Madrid të Spanjës.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Puerto di Toledo, në distriktin e La Latina, pranë kryeqytetit spanjoll. Ndërsa sipas mediave lokale, dyshimet e para flasin për një rrjedhje gazi.
Shpërthimi ka shkatërruar pothuajse plotësisht një godinë katër katëshe që dyshohet se shërbente si azil pleqsh, informacion ky i pakonfirmuar ende nga autoritetet spanjolle.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe policia, e cila ka nisur edhe hetimet për ngjarjen.
Ende nuk ka informacione për viktima.