Një ngjarje sa emocionuese aq edhe prekëse ka ndodhur në raundin e tretë të Kupës në Angli. Deklan Tomson, 18 vjeç, bëri debutimin e tij me skuadrën e parë të Shefil Uednesdei në Kupë, ndërkohë që ka një të kaluar të dhimbshme.
Në moshën 5-vjeçare, ai ishte diagnostikuar, me sëmundjen “Perthes”, një sëmundje e rrallë që shfaqet te fëmijët. Pas sëmundjes, ai iu nënshtrua disa operacioneve, duke e kaluar fëmijërinë e tij në karrige me rrota. Megjithatë pavarësisht vështirësive, Tomson nuk u dorëzua për të realizuar ëndrrën e tij dhe ia doli. Ai bëri debutimin me Shefilld Uednesdei në Kupë.
Emocionet përveç se te djaloshit 18-vjeçar ishin të mëdha edhe te familjarët e tij, të cilët nuk i mbajtën dot lotët kur e panë djalin e tyre të futej në fushë.