Ndërtimi i Spitalit të ri në Fier është çështje urgjente. Kështu e ka konsideruar qeveria shqiptare pasi me një akt normativ, ka shpronësuar pronarët e tokës ku është planifikuar të ndërtohet spitali i ri.
Akti Normativ është botuar në fletoren zyrtare dhe autorizon Agjencinë Shtetërore të Shpronësimeve që të negociojë me banorët e zonës ku është parashikuar ndërtimi.
Me gjasë, urgjenca e qeverisë lidhet me nevojën e një qendre të re shëndetësore që do t’i shërbejë jugut të vendit. Por edhe me premtimin e presidentit turk Erdogan, që spitalin e ri do ta përfundojë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
/a.r