Djali i modeles së njohur Stephanie Seymour dhe biznesmenit Peer Brant, Harry Brant ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.
Brant i cili ishte model, si nëna e tij, raportohet se vdiq të dielën, më 17 janar, nga një mbidozë aksidentale ilaçesh, që kishte marrë.
Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, përmes një komunikate për media.
Harry Brant megjithëse i ri në moshë, gëzonte një karrierë premtuese në fushën e modës, duke u bërë pjesë e kompanive reklamuese të markës “Balmain” dhe revistës “Italian Vogue”.
Nëna e të ndjerit, Stephanie Seymour, ishte supermodele e njohur në kohën e saj. Nga fundi i viteve ’80 ajo u shfaq në ballinën e revistës “Sports Illustrated Sëimsuit Issue” dhe në revistën prestigjioze “Vogue”. Gjatë viteve ’90, Seymour u shndërrua në një ndër modelet më të kërkuara për reklamimin e rrobave të brendshme, për kompaninë e asokohe “Victoria’s Secret”.
/a.r