Godina e ish-Radio Tiranës nuk del nga lista e monumenteve sa te jem unë ministre! Ka qenë kjo deklarata e ministres së Kulturës, Elva Margariti para gazetarëve.
Ndërsa inspektoi punimet e vilës se piktorit, Sali Shijaku ajo ju përgjigj interesit të medias për shkatërrimin e godinës së parë të Radio Tiranës pranë rrugës së Kavajës.
Duke folur për probleme pronësie të bartura, ç’ka e ka lënë në mëshirë të fatit, Margariti tha se ka një projekt restaurimi për të.
Margariti foli edhe për problemet e dala nga trashëgimtarët e Maks Velos që duket nuk janë dakord që shtëpia të bëhet muze.