Ndërsa deputetët e Kuvendit po votojnë sot për të ratifikuar marrëveshjen sekrete të qeverisë me kompaninë Pfizer, deputeti Myslym Murrizi tha se ajo s’ka arsye pse të mbahet e fshehtë.
Përgjigjen e mori nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Murrizi: Një sekret i madh edhe kjo me vaksinën Pfizer si tenderat sekretë të bërë gjatë karantinës. Ka një ligj për sekretin shtetëror, mund të marrin informacion deputetët të pajisur me certifikatë sigurie sa e ka çmimin kjo vaksinë, kur është prodhuar, kush do ta marrë atë por nëse për kapricot e kryeminitrit dhe për dhënie llafi të parit që e di veten se është pronari i vendit, nuk kemi pse bëjmë marrëveshje sekrete se do ju shtohet oreksi gjithë grosistëve e shqiptarët do ikin pastaj në mënyrë sekrete. Kjo është publike në sytë e gjithë botës. Kompania s’ka të drejtë të na kërkojë të ratifikojmë marrëveshje sekrete, ju ftoj mazhorancën që çdo deputet i pajisur me certifikatë sigurie të marrë që nesër informacion nga vjen dhe ku vete kjo vaksinë.
Ruçi: S’ka nevojë për certifikatë, një kopje është e depozituar pranë komisioneve dhe mund ta lexojnë të gjithë deputetët. Çështja është që ajo që është kërkuar është të mos bëhet publike, por deputetët mund të njihen me të.