Deputeti Ralf Gjoni është ankuar ditën e sotme në nisjen e sesionit të ri parlamentar në lidhje me mungesën e transparencës të origjinës së vaksinave Pfizer.
Ai tha se ato janë vaksina klandestine dhe kërkoi më shumë transparencë në lidhje me marrëveshjen e bërë me shtetin anëtar të BE-së.
“Jam dakord që t’i shqyrtojmë aktet normativ, por ekzekutivi nuk mund të tallet në këtë farë feje me parlamentin , s’kemi asnjë e-mal nga administrata e Kuvendit për këto akte. Vaksina klandestine deri në marrëveshje, teksti i të cilave mungon, dëgjoj edhe marrëveshje sekrete pasi na ka kërkuar kompania Pfizer, a mund të kemi pak më shumë transparencë?!Zyrtare , ndryshe po e kthejmë shtetin në çerdhe informale ku kemi një edukator e të gjithë janë fëmijë që komandohen nga ai”, tha Gjoni.