Babai i vajzës 10-vjeçare që u aksidentua për vdekje ditën e djeshme në rrugën “Njazi Meka” ka dëshmuar se e mitura ishte në rrugicën e lagjes së bashku me gjyshen e saj.
Iliaz Petali tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur. Babai tha se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në fund Petali kërkon drejtësi nga ana e shtetit për ngjarjen e rëndë.
“Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte me te gjyshen per dore. Shoferi erdhi e perplasi. Aksidenti mund ti ndodhe cdokujt por shoferi beri gabim se ishte me shpejtesi ne rruge lagje. E perplasi femijen dhe iku. Mund te kete qene i pire po ia le shtetit ne dore te beje drejtesi. Ketu ska as rruge as trotuar asnje kusht.”, tha ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme. Fillimisht u raportua se vajza e vogël ishte vetëm në rrugë e se po shkonte në një market teksa u përplas për vdekje nga drejtuesi i mjetit. Ky i fundit dëshmoi në polici se e mitura i doli para dhe e kishte të pamundur që të shmangte aksidentin.
g.kosovari