të fjalës së saj, Kryemadhi akuzoi drejtpërdrejt Erion Veliajn duke thënë se ai tentoi të blejë ish-deputeten Silva Caka.
“Dje kemi qeshur dhe kemi filluar të bëjmë barcaleta tashmë sepse ju janë turrur të gjithë njerëzve që janë protagonistë apo individë të LSI apo LRI dëgjojmë dhe qeshim nga ana tjetër e telefonit sesi drejtorë të bashkisë marrin dhe ju premtojnë vende punë anëtarëve të LSI për ti futur në Bashkinë e Tiranës.
Ose më qesharakja është sesi Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI , dmth janë këto janë banalitete që gjejnë vemje politike të cilat faktikisht Shqipëria për hir të së vërtetës e ka këtë defekt.
Dhe gjithmonë duhet rigjenerimi, rifreskimi i klasës politike për të sjellë njerëz të rinj, figura të reja dhe çdo konsumim politik që vjen të cilët faktikisht i kanë dhënë kosto politike grupeve të caktuara politike apo njerëzve të caktuar. Kjo është demokracia”, tha ajo.