Ndërsa temperaturat janë tepër të ulëta, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Shqipëri vijon pa probleme.
Me anë të një njoftimi në Facebook, bën me dije se kontraktorët janë kujdesur për shpërndarjen e kripës në zonat ku janë krijuar ngrica në veri dhe juglindje të vendit.
“Reshjet kanë pushuar temperaturat janë shumë të ulëta në veri dhe në juglindje të vendit. Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat. Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare”, thuhet në njoftim.
ARRSH i kujton shoferëve që të tregohen të kujdesshëm në drejtimin e automjetit gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -12°C në -3°C, në zonat e ulëta nga -4ºC në 04°C dhe në zonat bregdetare nga -1°C në 06°C./a.p