Koalicion i madh PD-PS?!/ Meta: Autobusi po shkon drejt greminës, kush do, le t’i bashkohet!

Meta Rama BashaTIRANË

Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, në News24, Presidenti Ilir Meta u pyet edhe për mundësinë e një koalicioni të madh PD-PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Në përgjigjen e tij, Presidenti theksoi se nuk ndërhyn në raportet e forcave politike, por problem për të është e ardhmja e vendit, e cila, siç thekson ai, është vënë në pikëpyetje.

Pjesë nga intervista:
Pyetje: Shumë kemi dëgjuar të lakohet ndoshta apo për mundësinë e një koalicioni të madh PS-PD, ju do ta përkrahni? Sa është mundësia e një koalicioni të tillë zoti Meta?
Presidenti Meta: Më duket se u shpreha shumë qartë. Unë, nuk ndërhyj në raportet e forcave politike. Për mua si President, është problem tepër serioz e ardhmja e vendit, që është vënë në pikëpyetje. Kjo pikëpyetje e merr zgjidhjen përmes referendumit të 25 prillit, përmes garantimit të një ndryshimi të fortë, të rikthimit të vendit në shinat e Kushtetutës, të shtetit ligjor, të demokracisë dhe të rivendosjes së sistemit të llogaridhënies, që janë rrëzuar totalisht vitet e fundit, për shkak të një sundimi njëpartiak.

Pyetje: Gjithsesi kjo duket se nuk është aspak e lehtë, sepse për ta arritur në kushtet që jemi edhe me eksperiencën e asaj çfarë po shohim…me politikanët që kemi, partitë që garojnë Zoti Meta..?
Presidenti Meta: Prandaj janë qytetarët, ata të cilët duhet t’i japin prioritet vetes së tyre, dhe nuk duhet të presin nga politikanët. E para, duhet të shkojnë të votojnë sepse aty është forca e tyre. Pa pjesëmarrje nuk ke të drejtë të kërkosh llogari dhe t’i ankohesh askujt nesër. E dyta, është një mënyrë për të ndëshkuar ata, që të kanë gënjyer. Në mënyrë që edhe ai tjetri, që do të zgjidhet nesër, ta kuptojë se e pret ndëshkimi në rast se luan nga premtimet me qytetarin, me besimin, me jetën, me pronën dhe fëmijët e tij. Jam i bindur, që qytetarët e kanë kuptuar se shpëtimi dhe zgjidhja janë vetë ata.

Pyetje: Edhe një pyetje lidhur me koalicionet që, thamë pak më parë. Zoti Meta, mund të ketë ndoshta një çedim të ndonjë prej partive të opozitës, pas zgjedhjeve të 25 Prillit?

Presidenti Meta: Nuk më duket një pyetje e përshtatshme për mua, se çfarë do të bëjë një parti e opozitës. Në rast se një parti e opozitës do të çedojë nga çfarë?

Pyetje: Do të marrë një anë tjetër, gjithmonë për koalicionet flas.
Presidenti Meta: Në çfarë ane, në anën e ndryshimit apo në anën e greminës?

Pyetje: Kjo mbetet për t’u parë pastaj. Por, gjithmonë tek bashkimi i opozitës është fjala. Sa e bashkuar është opozita dhe sa mund të çedojë një parti opozitare pas zgjedhjeve të 25 Prillit?
Presidenti Meta: Unë nuk ndërhyj dot në këtë çështje. Unë, besoj se e ardhmja i takon atyre që janë për ndryshim. Ata, që duan të shkojnë në anën e greminës, mund të shkojnë. Por, nuk e shpëtojnë dot autobusin që është nisur për në fund të greminës.

Pyetje: Zoti Meta, Ju, keni deklaruar shpesh herë sidomos gjate muajt të hetimit parlamentar ndaj jush, se do të jeni President i Republikës së Shqipërisë deri më 24 korrik 2022. Po pas kësaj ku e shihni veten zoti President?
Presidenti Meta: Unë, veten e shikoj gjithmonë në Shqipëri. Në mes të shqiptarëve dhe në shërbim të tyre.

Pyetje: A keni vullnet për ta vijuar punën përsëri si Kryetar Shteti?
Presidenti Meta: Unë, punoj çdo ditë me vullnet maksimal në shërbim të qytetarëve.

Pyetje: Për të qenë përsëri si kryetar shtetit?
Presidenti Meta: Për të qenë një shqiptar i mirë në radhë të parë, dhe i përgjegjshëm.

(BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com