Ish-depueti i LSI-së, Gledion Rehovica kalon në Partinë Socialiste.
Në një deklaratë për mediat Rehovica deklaroi se ka qen një vendim i vështirë por i imponuar.
Sipas tij LSI ka thyer besimin e tij dhe eksperimenti i LSI ka mbaruar pasi Berati ka nevoj për punë dhe progres.
“Për mua ka qenë një vendim i vështirë, por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI sepse këtë parti e kemi ngritur me mish e me shpirt. Personalisht jam shumë krenare dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI, isha me ta gjate kohës që i shërbyem LSI si alternativë prej shumë vitesh dhe do të jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje. Eksperimenti LSI ka mbaruar, Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë te eci përpara dhe këtë mund ta beje vetëm PS-ja me Edi Rimën Kryeministër! Jo se PS-ja nuk ka te meta e gabime, po është e vetmja parti me vizion”, tha Gledion Rehovica.
g.kosovari