Ambasada e Francës në vendin tonë ka reaguar rreth kritikave të kryeministrit Rama në lidhje me politikën e ndjekur nga BE me vendet e Ballkanit për sa i përket vaksinës antiCovid.
Kryeministri në një emision televiziv e cilësoi egoizëm dhe cinizëm mbajtjen stok nga ana e Francës të një sasie të madhe vaksinash, ndërsa ambasada e cilëson të pavërtetë.
Ambasada shton se “informacioni mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve”, ndërsa konsideron se “nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat’.
Më tej, në reagim sqarohet se BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 mln euro në shumë sektorë, ndërsa lidhur me pandeminë iu referua njoftimit të Komisionit Europian, i cili më 8 janar sqaroi se portofoli global i BE-së prej 2,3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për t,a por edhe për vendet fqinje.
Por e habitshme në këtë ‘notë proteste’ të ambasadës franceze është fakti se këtë letër ajo nuk ia ka dërguar vetëm Ministrisë së Punëve të Jashtme por të gjitha institucioneve në vend.
Në praktiken diplomatike, çdo Ministri e Jashtme e huaj i drejtohet shetit perkates permes ambasades saj ne vendin e akredituar, nepermjet Ministrisë se jashtme, pa e shpërndare në istitucionet e tjera të vendit. Në këtë rast ambasada e Francës në Tiranë këtë ‘notë proteste’ që vjen pas deklaratës së kryeministrit Rama ia ka dërguar përveç Ministrisë përkatëse, edhe Presidencës, Parlamentit, Kryeminsitrisë dhe zyrës së BE në Tiranë.
Duket si nje deshire e ambasades franceze per ta perhapur ne media lajmin, me shume sesa nje praktike normale komunikimi me palen shqiptare.
g.kosovari