Policia arrestoi një 53-vjeçar nga Peshkopia në kryeqytet, në një operacion antidrogë, “bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se merrej me shitjen e lëndëve narkotike e po lëvizte me mjet nga Peshkopia në drejtim të Tiranës”.
“Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Itinerari”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi J. L., 53 vjeç, banues në Peshkopi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Institutit”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 14 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa”, tha Policia.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
g.kosovari