Vetëm Lulzim Basha mund ta nisë vitin me një gënjeshtër. Kështu u shpreh mbrëmjen e së premtes numri dy i PS, Taulant Balla, në studion e emisionit “Java në RTSH”. Balla iu referua deklaratave të Bashës në ditët e para të janarit, i cili deklaroi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut po e nisin vaksinimin para Shqipërisë.
Kreu i Grupit Parlamentar Socialist tha në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, se për këto deklarata Lulzim Basha duhet të kërkojë falje publike dhe të mos vijojë me akuzat e pabaza.
“Vetëm Lulzim Basha mund ta nisë vitin me gënjeshtra. Ai duhet së paku të kërkojë ndjesë publike kur tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut po e nisin vaksinimin përpara nesh. Ne kemi siguruar një sasi të caktuar momentalisht fal lobimit, sikurse bën çdo shtet. Unë jam shumë krenar që qeveria ime dhe e Partisë Socialiste e ka siguruar armën e këtij armiku të padukshëm. Shumë shpejt do të nisim me moshat e treta. Ne e kemi fituar fazën e parë me këtë luftë” – tha Taulant Balla.
g.kosovari