Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino thekson se vaksina antiCovid nuk duhet aplikuar tek disa kategori, për shkak të numrit të ulët të personave në të cilën u aplikua vaksina gjatë provave klinike.
Përveç grave shtatzanë dhe fëmijëve nën 16-vjeç, vaksina nuk rekomandohet të bëhet tek personat që kanë sëmundje autoimune.
“Që nuk përmban asnjë lloj aditivi, ka vetëm përbërësit e vet dhe vetëm nga përbërësit e vaksinën, për shembull saharoza ose një përbërës tjetër: polietlinentikoli ose polisorbate që gjenden kryesisht në produktet kozmetike. Njerëz që kanë alergji nga produktet kozmetike, ata njerëz merren në konsideratë. Personat që kanë sëmundje autoimmune. Ajo çka dua të them është që numri i tyre gjatë provave klinike, ka qenë më i ulët”, tha Bino gjatë një interviste televizive.
Më tej, ajo thekson se, “vaksinimi sot, njihet shumë mirë në lidhje me parandalimin e vdekshmërisë dhe në lidhje me parandalimin e uljes së peshës në spitale. Akoma sot nuk kemi të dhëna në lidhje me transmetueshmërinë, pra sa e ndalon transmetueshmërinë në publik’’. z.tosku